Turqia i kërkon ambasadorit të  Izraelit të largohet nga vendi

schedule16:21 - 15 Maj, 2018

schedule 16:21 - 15 Maj, 2018

Ankaraja i ka kërkuar ambasadorit të Izraelit në Turqi, Eitan Naeh, që të largohet nga vendi.Ky vendim është marrë pasi i dërguari i shtetit hebre u thirr për konsultime në ministrinë e Jashtëme të Turqisë. Sipas asaj që shkruan gazeta “Haaretz”, dëbimi i ambasadorit është bërë për shkak të vrasjes së mbi 60 palestinezëve në përleshjet kundër inagurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!