Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë: Gati të takohem me Dendias pas ftesës së Ramës

schedule14:14 - 11 Janar, 2021

schedule 14:14 - 11 Janar, 2021

Pas disa muajve tension, gati për luftë, Greqi dhe Turqia janë pranë uljes në tryezën e dialogut, ndërsa një rol duket se po luan edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm turk Çavusoglu ditën e sotme.

Çavusoglu deklaroi se kryeministri shqiptar Edi Rama donte ta takonte atë së bashku me ministrin e Jashtëm grek Niko Dendias në Tiranë pak kohë më parë, por ai ishte i izoluar gjatë kësaj periudhe për shkak të koronavirusit.

Sot ne ftojmë Greqinë që ta zhvillojmë takimin e parë në janar. Ne jemi vendi pritës. Miq tanët janë angazhuar në negociata. Por ne jemi gati që sot. Pas këtij takimi të parë, unë do të shkoj në Tiranë, me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me ministrin e jashtëm grek Dendias. Shpresoj që Greqia do të mos e refuzojë këtë dhe bisedimet të rifillojnë brenda këtij muaji” tha ai sot.

Duke deklaruar se nuk kanë parë rezultate për 52 vite në lidhje me problemin e Qipros dhe negociatat për federatën janë zbehur, Çavusoglu deklaroi se duhet të zhvillohen negociata në të cilën palët të paraqesin pikëpamjet e tyre.

Së pari ne duhet të diskutojmë se çfarë do të negociojmë. Nëse ekziston një terren negocimi, dokumenti i kornizës së negociatave duhet të përcaktohet në përputhje me rrethanat.”

Çavusoglu deklaroi se negociatat u ndërprenë pasi Aleksis Tsipras mori postin e kryeministrit në Greqi, por pas zhvillimeve në Mesdheun Lindor, bisedimet u kthyen në çështjen kryesore të ditës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!