Turqia, e para për investimet e huaja/ Greqia humb “shkëlqimin”, bie në vendin e 9-të

schedule13:26 - 26 Shtator, 2024

schedule 13:26 - 26 Shtator, 2024

Investimet e huaja turke janë pozicionuar në vend të parë në ekonominë shqiptare ndërkohë që shteti fqinj Greqia ka humbur rëndësinë duke u pozicionuar në vend të 9. Nga statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë rezulton se Greqia ka humbur shumë vende për nivelin e investimeve në Shqipëri.

Tashmë kompanitë me kapital grek janë pothuajse inekzistente përsai përket rëndësisë në vendin tonë me vetëm 6 milionë euro në pjesën e parë të vitit.

Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se rënia është me me shume 50 % ose 9 milion euro më pak. Ndërkohë që të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në periudhën janar-gusht projektet turke në ekonominë shqiptare kanë kapur vlerën e 146 milion eurove.Kompanitë turke në Shqipëri operojnë në një sërë sektorësh të rnëdësishëm si në atë financiar e energjitik.

Italia është pozicionuar në vend të dytë me 93 milion euro ndërsa Holanda zbret në vend të tretë me 61 milion euro ndjekur nga dhe Austria me 50 milion euro.
Ekonomia shqiptare ka thithur më shumë investime të huaja .Kjo konfirmohet nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bazë të cilave rezulton se në periudhën janar-qershor vlera e investimeve në total është 749 milionë euro.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të disa viteve më parë diferenca është e ndjeshme. Investimet e huaja direkte rezultojnë se janë rritur me 55 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!