Turqia e akuzon për vjedhje të artefakteve, turistja belge në telashe: Tre gurët i mora për akuariumin tim

schedule11:47 - 27 Shtator, 2023

schedule 11:47 - 27 Shtator, 2023

Një turiste belge është në telashe pasi në valixhet e saj u gjetën tre copëza guri, të cilat ajo pretendon se i ka marrë nga vendi si suvenire, me qëllim që t’i fuste në akuariumin e saj.

Sipas Brussels Times, gurët u gjetën nga zyrtarët e doganave të aeroportit përpara fluturimit të planifikuar të Kim dhe të dashurit të saj Warre javën e kaluar.

Dyshja e turistëve belgë, të cilët udhëtuan së bashku në Turqi për pushime, u thanë autoriteteve se i gjetën dhe i morën gurët gjatë një udhëtimi ditor në Manavgat në Antalia dhe menduan t’i merrnin me vete në shtëpi si suvenire, diçka që ata pranuan se zakonisht bëjnë në udhëtimet e tyre.

Kim u qëndroi në paraburgim dhe më vonë u lirua. Autoritetet lokale më pas e këshilluan atë të gjente një avokat dhe e ndaluan të largohej nga vendi.

Legjislacioni për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në Turqi është i rreptë, veçanërisht për ata që tentojnë të largojnë nga vendi objektet me vlerë të mundshme arkeologjike.

Në një video të publikuar nga mediat ndërkombëtare, turistja belge pranon se ka gabuar, por ankohet për ashpërsinë e treguar ndaj saj nga autoritetet turke.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!