Turqia do të kërkojë urdhër arresti ndërkombëtar për vdekjen e aktivistes turko-amerikane

schedule14:47 - 12 Shtator, 2024

schedule 14:47 - 12 Shtator, 2024

Turqia ka nisur një hetim për vdekjen e një aktivistes turko-amerikane që besohet se është qëlluar nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe do të kërkojë urdhër arresti ndërkombëtar.

Trupi i pajetë i gruas, Eisenur Ezgi Egi, 26 vjeç, do të mbërrijë në Turqi nesër e premte, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria turke tha se gruaja ishte “shënjestruar dhe vrarë qëllimisht nga ushtarët izraelitë gjatë një demonstrate paqësore solidariteti me palestinezët”.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje që ky krim të mos mbetet i pandëshkuar”, thuhet në deklaratë.

Turqia tha se ka prova për vrasjen dhe do të bëjë kërkesë për urdhër-arresti ndërkombëtar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!