Turqia dhe Katari nënshkruan një sërë marrëveshjesh tregtare dhe të mbrojtjes në Ankara

schedule15:59 - 14 Nëntor, 2024

schedule 15:59 - 14 Nëntor, 2024

Turqia dhe Katari nënshkruan këtë të enjte në Ankara një sërë marrëveshjesh tregtare dhe të mbrojtjes, duke përfshirë lehtësimin e tregtisë dhe bashkëpunimin ushtarak dhe teknik.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatë një vizite në Ankara nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Al Thani bashkëkryesuan takimin e Komitetit Strategjik Turko-Katar, shkruan Reuters.

Ndërkohë, vizita e Al Thanit kishte në fokus investimet dhe tregtinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!