Shoqata e prodhuesve të qebapëve në Stamboll së fundmi ka paraqitur një kërkesë për të mbrojtur metodën turke të përgatitjes së tij nga rregulloret e BE-së, gjë që shkaktoi një valë indinjate në Gjermani, e cila gjithashtu pretendon pjatën.
Gjermanët, në fakt, kanë mënyrën e tyre të përgatitjes së ‘donerqebapit’, raporton Times.
Rreth një e treta e gjermanëve konsumojnë të paktën një ushqim të tillë në muaj, të blerë nga më shumë se 15,000 kioska qebapësh në të gjithë vendin, duke përfshirë 1,600 vetëm në Berlin.
Kritikët e kanë përshkruar marrjen gastronomike të qebapëve nga Turqia si veprimin e parë në një “luftë globale ushqimore” dhe një “sulm ndaj identitetit kulturor gjerman”.
Nëse Brukseli miraton rregulloren, kjo do t’i detyronte prodhuesit gjermanë të ‘donerqebapëve’, ose të rishikojnë plotësisht recetat e tyre ose ta quajnë gatimin diçka tjetër, nën kërcënimin e një gjobe ose, të paktën teorikisht, me burgim.
Këtë javë, në ditën e fundit përpara afatit për kundërshtime, grupi ombrellë i prodhuesve gjermanë të qebapëve me qendër në Berlin i kërkuan ministrisë së Ushqimit të ndërhynte në emër të tyre.
Kërkesa e Turqisë për mbrojtjen e qebapit dorëzuar në Komisionin Evropian ka shkaktuar zemërim në Gjermani dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung spekulon se fushata në Turqi u nis nga politikanë populistë të krahut të djathtë të lidhur me presidentin Rexhep Tajip Erdogan./abcnews.al