Turqia, burg për gazetarët që veprojnë në favor të interesave të huaja

schedule14:36 - 15 Maj, 2024

schedule 14:36 - 15 Maj, 2024

Parlamenti turk pritet të marrë së shpejti një projekt-ligj për “agjentët e ndikimit “, i cili do të parashikojë dënime me burg për gazetarët dhe studiuesit e akuzuar se veprojnë në favor të interesave të huaja.

Projektligji, i cili ndryshon kodin penal, parashikon nga tre deri në shtatë vjet burg për “çdo person që kryen ose urdhëron një hetim ndaj qytetarëve dhe institucioneve  të Turqisë me qëllimin kundër interesave politike, të brendshme apo të jashtme, të shtetit, në përputhje me urdhrat ose interesat strategjike të një organizate të huaj ose të një shteti të huaj”.

Kodi penal turk tashmë parashikon burgim nga një deri në pesë vjet për këdo që zotëron “dokumente që duhet të kishin mbetur sekret për sigurinë, interesat e brendshme dhe të jashtme politike të shtetit.”

Ligji po shkakton edhe më shumë shqetësim sepse i bën jehonë atij të miratuar dje, të martën, nga parlamenti gjeorgjian dhe të quajtur “ligj rus” nga kritikët e tij, të cilët demonstruan në Tbilisi.

Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufi (RSF) shprehu shqetësimin e saj për mungesën e “masave paraprake për të parandaluar abuzimet gjyqësore”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!