Turqi, vazhdon përndjekja e mbështetësve të imamit Fetullah Gylen

schedule12:03 - 4 Janar, 2018

schedule 12:03 - 4 Janar, 2018

Autoritetet turke kanë lëshuar 70 urdhër-arreste për persona të dyshuar se mbështesin lëvizjen e imamit Fetullah Gylen, i cili akuzohet për organizmin e grushtit të dështuar të shtetit. 58 prej tyre janë ushtarë në shërbim.

Drejtësia turke lëshoi urdhër arresti për 70 persona, duke përfshirë 58 ushtarë në shërbim, të dyshuar se mbështesin imamin Fethullah Gylen, i akuzuar për nxitjen e grushtit të dështuar të korrikut 2016, njoftoi media të enjten. Këto urdhër-arresti mbërrijnë pas një operacioni policor në krahinën e Konias në qendër të vendit dhe bastisjeve të njëkohshme anembanë Turqisë, njofton agjencia e lajmeve Anadolu.

Dymbëdhjetë nga 70 të dyshuarit tashmë ishin larguar nga pozicionet e tyre në forcat e armatosura, thotë agjencia. Arrestimet e të dyshuarve si Gylenist janë pothuajse të përditshme në Turqi si pjesë e goditjes që pasoi grusht shteti i dështuar i 15 korrikut 2016. Në ekzil në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gylen mohon çdo përfshirje.
Më shumë se 50,000 njerëz, duke përfshirë mijëra zyrtarë qeveritarë dhe anëtarë të forcave të sigurisë, janë arrestuar dhe ndaluar në pritje të gjykimit. Ndërkohë që edhe 150.000 person të tjerë janë pushuar ose pezulluar nga detyra për shkak tëp o të njajtave dyshime për përfshirje apo mbështetje të grushtit të dështuar të shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!