Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan fillon sot mandatin e ri pesë vjeçar me pushtet më të fuqizuar. Dy vjet pas grushtit të dështuar të shtetit, ai do të marrë drejtimin e një sistemi të ri, I cili është denoncuar si autokratik nga kundërshtarët dhe opozita. Në pushtet që prej vitit 2003, fillimisht si kryeministër dhe më pas president, Erdogan u rizgjodh më 24 qershor duke fituar zgjedhjet presidenciale që prej turit të parë me 52,6% të votave. Ai do të bëjë sot betimin duke inauguruar një epokë të re në historinë moderne të Turqisë me kalimin në sistemin presidencial, pas një rishikimi kushtetues të miratuar me referendum në prill të vitit 2017. Në ceremoninë inaguruese do të marrin pjesë 10 mijë të ftuar, mes të cilëve dhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. /abcnews.al
Turqi, sot betohet presidenti Erdogan, zyrtarizohet dhe ndërrimi i sistemit
schedule11:48 - 9 Korrik, 2018
schedule 11:48 - 9 Korrik, 2018