Turqi-Shqipëri, kartonët “epiqendra” në 45 minuta

schedule21:37 - 11 Tetor, 2019

schedule 21:37 - 11 Tetor, 2019

Asnjë gol i shënuar në pjesën e parë të takimit mes Turqisë dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë janë të vendosur mjaft mirë në fushë dhe nuk lënë hapësira. Përveç një rasti të Tosun në fillim, më pas Shqipëria ishte e kujdesshme dhe nuk lejoi vendasit të rrezikonin portën e Strakoshës.

Ovidiu Haţegan, arbitri rumun i ndeshjes, dihej që e nxjerr shpesh kartonin e verdhë. Ai nuk ka befasuar askënd, pasi deri në minutën e 12-të nxori katër herë kartonin e verdhë. Deri në fund të 45 minutave u dha edhe një tjetër, ndërkohë që nuk pati asnjë gol. Në shtesë Rey Manaj rrezikoi nga një goditje dënimi që u devijua në mur, por Gunok e devijoi topin dhe shmangu golin. 0-0 dhe skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.

EURO 2020 – Kualifikueset, faza e grupeve
E premte, më 11 tetor 2019, ora 20:45

TURQI-SHQIPËRI 0-0

TURQIA: Günok, Çelik, Demiral, Emre, Tufan, Tosun, Çalhanoğlu, Meraş, Tekdemir, Yılmaz, Ayhan. Trajner: Şenol Güneş

SHQIPËRIA: Strakosha, Veseli, Ismajli, Dermaku, Gjimshiti, Lenjani, Bare, Memushaj, Gjasula, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edoardo Reja

Gjyqtarë: Ovidiu Haţegan, Octavian Șovre, Sebastian Gheorghe, Sebastian Colţescu (Rumani)
Kartonë të verdhë: Demiral 7’, Ayhan 26’ / Dermaku 4’, Bare 7’, Memushaj 12’

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!