Turqi, shpërthim në Jug-Lindje të vendit; 4 të vrarë dhe 13 të plagosur

schedule20:15 - 12 Shtator, 2019

schedule 20:15 - 12 Shtator, 2019

Katër persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Turqi si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në jug-lindje të vendit. Sipas mediave vendase, disa bomba artizanale të vendosura anës rrugës shpërthyen teksa po kalonte një automjet që transportonte qytetarë. Pajisjet shpërthyese dyshohet të jenë vendosur nga militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ka deklaruar zyra e guvernatorit të rajonit Dijarbakir. I njëjti burim ka shtuar se autoritetet policore dhe ato ushtarake po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes, që ka karakterin e një sulmi terrorist. /ABC news Albania 24/7