Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e atakut kardiak në qendrat e votimit në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në rrethin İkiztepe. Sipas informacioneve të marra, Sheref Kurt, i cili ishte nëpunës në qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare ka pësuar atak në zemër gjatë detyrës.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin shtetëror të Kaçkarit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekësve nuk arriti të mbijetonte. Ndërkohë një 75 vjeçar, i cili shkoi për të votuar gjithashtu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Ulusoy ndërroi jetë teksa tentoi të dërgohej në spital pas ndërhyrjes së parë nga personat përreth. Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.
/abcnews.al