Turqi, samiti mes Erdogan, Putin e Rouhani: Të ruhet sovraniteti i Sirisë

schedule16:33 - 4 Prill, 2018

schedule 16:33 - 4 Prill, 2018

Në Ankara u zhvillua samiti trepalësh mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit për zgjidhjen e krizës në Siri. Liderët e 3 vendeve u dakordësuan për rindërtimin e këtij vendi dhe për ruajtjen e integriteti territorial.

Në Kompleksin Presidencial në Ankara u zhvillua Samiti Trepalësh Turqi-Rusi-Iran rreth krizës në Siri. Në bisedime u përfshinë presidentët e tre vendeve, Rexhep Tajip Erdoğan, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani. Pas bisedës me dyer të mbyllura, ata dolën në një konferencë për shtyp. Erdogan njoftoi se për çfarë u dakordësuan ata.

Rexhep Tajip Erdogan, President i Turqisë: “Integriteti territorial i Sirisë është domosdoshmëri për ne. Garantimi i saj varet nga mbajtja e distancës së njëjtë ndaj të gjitha organizatave terroriste. Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të mbështesë përpjekjet për zgjidhje politike të krizës në Siri. Populli sirian është humbës nga kriza dhe konfliktet. Ndërsa të gjithë e dimë shumë mirë se kush janë fituesit”. 

Ndërsa Vladimir Putin theksoi rëndësinë e samitit trepalësh për rindërtimin e Sirisë dhe garantimin e paqes.

Vladimir Putin, President i Rusisë: “Kemi arritur një marrëveshje të rëndësishme, e cila është miratuar si rezultat i samitit një deklaratë të përbashkët. Dokumenti thekson përkushtimin e fuqishëm të Rusisë, Iranit dhe Turqisë për të kontribuar në forcimin e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës Arabe të Sirisë”.

Nga ana tjetër Ruhani u shpreh optimist për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit sirian. Gjithashtu pati akuza të ashpëra për SHBA-të.

Hassan Rouhani, President i Iranit: “Qeveria amerikane duhet t’I përgjigjet kësaj pyetjeje se çfarë po bën kilometra larg nga toka e saj në Siri. Me kërkesë të kujt, ushtarët amerikanë janë të ftuar në Siri? Prezenca e paligjshme amerikane dhe ndëhyrja në Siri kanë për qëllim vetëm të rrisin tensionin dhe të përçajnë vendin”.

Ndërkohë, samiti në Turqi në lidhje me Sirinë është i dyti i llojit të tillë mes tri vendeve, pasi fillimisht u mbajt më 22 nëntor të vitit 2017 në Soçi të Rusisë pas mungesës së rezultateve nga bisedimet në Gjenevë. liderët e 3 vendeve u dakordësuan gjithashtu edhe për ndërtimin e shumë banesave për qytetarët sirianë në zonat e jokonfliktit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!