Në Kompleksin Presidencial në Ankara filloi samiti trepalësh Turqi-Rusi-Iran rreth krizës në Siri. Në bisedime janë përfshirë Presidentët e tre vendeve, Rexhep Tajip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani.
Samiti në Turqi në lidhje me Sirinë është i dyti i llojit të tillë mes tri vendeve, pasi fillimisht u mbajt më 22 Nëntor të vitit 2017 në Soçi të Rusisë pas mungesës së rezultateve nga bisedimet në Gjenevë. Takimi i liderëve të tre vendeve është duke u zhvilluar në dyer të mbyllura.
Pas drekës së punës, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Sipas asaj që është paralajmëruar, liderët e 3 vendeve do të nënshkruajnë një marrëveshje për vazhdimin e armëpushimit në Siri./abcnews.al