Turqi/ Martuan vajzën e tyre në moshën 6-vjeçare, burg për prindërit dhe bashkëshortin

schedule20:31 - 23 Tetor, 2023

schedule 20:31 - 23 Tetor, 2023

Prindërit dhe “bashkëshorti” i një vajze që u detyrua të martohej në moshën 6-vjeçare janë dënuar sot me 16 deri në 30 vite burg, raportojnë mediat turke.

Historia e vajzës tashmë 25-vjeçare ngjalli zemërim në Turqi në fund të vitit 2022, kur një gazetar publikoi pjesë të padisë së saj kundër prindërve dhe bashkëshortit të saj. Për shkak të reagimit publik, autoritetet lëshuan një urdhër arresti për babain e viktimës, i cili ishte kreu i një vëllazërie të shquar myslimane. Urdhëresat janë lëshuar edhe ndaj të pandehurve të tjerë të cilët kanë qenë në arrati deri në zbardhjen e rastit.

Sipas aktakuzës, të pandehurit iu kursyen një ndjekje penale fillestare kur një mjek që e ekzaminoi vajzën kur ajo ishte 14 vjeçe u raportoi autoriteteve se e mitura ishte abuzuar seksualisht. Ligji në Turqi thotë se të miturit mund të martohen në moshën 16-vjeçare “përjashtimisht” dhe me vendim gjykate, ose në moshën 17-vjeçare me pëlqimin e prindërve.

Vajza ishte martuar me një martesë fetare, e cila nuk ka asnjë efekt juridik në Turqi.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave, të cilat morën pjesë në gjyq, denoncuan “paligjshmëritë” e vëllazërive fetare. “Përmes vëllazërive dhe bashkësive fetare ata po abuzojnë me besimin e njerëzve”, tha Fidel Atasselim, sekretari i përgjithshëm i platformës feministe “Ne Do Të Ndalojmë Feminicidin”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!