Një gjykatë e Stambollit ka urdhëruar lirimin me kusht të presidentit të organizatës “Amnesty International” në Turqi, Taner Kiliç.
Ai qëndroi në paraburgim për 8 muaj.
Konfirmimi për lirimin e Kiliç është bërë nga vetë organizata ndërkombëtare.
Zyrtari i saj akuzohej për terrorizëm dhe për lidhje të dyshuar me rrjetin e imamit Fetullah Gylen.
Ky i fundit akuzohet nga qeveria e Ankarasë, si urdhëruesi i grushtit të dështuar të shtetit, verën e vitit 2016./abcnews.al
Turqi/ Lirohet pas 8 muajsh presidenti i Amnesty International
schedule15:25 - 31 Janar, 2018
schedule 15:25 - 31 Janar, 2018