Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, me betimin e bërë në parlament, filloi mandatin e ri pesë-vjeçar me pushtet më të fuqizuar. Dy vjet pas grushtit të dështuar të shtetit, ai mori drejtimin e një sistemi të ri, i cili është denoncuar si autokratik nga kundërshtarët dhe opozita.
Në pushtet që prej vitit 2003, fillimisht si kryeministër dhe më pas president, Erdogan u rizgjodh më 24 Qershor, duke fituar zgjedhjet presidenciale që prej turit të parë me 52,6% të votave.
Ai inauguroi sot një epokë të re në historinë moderne të Turqisë me kalimin në sistemin presidencial, pas një rishikimi kushtetues të miratuar me referendum në Prill të vitit 2017.
Në ceremoninë inaguruese morën pjesë 10 mijë të ftuar, mes të cilëve dhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e shumë të tjerë./abcnews.al