Turqi, “brezi Erdogan”

schedule09:23 - 14 Qershor, 2018

schedule 09:23 - 14 Qershor, 2018

Presidenti Erdogan është në pushtet që prej marsit 2003. Shumë të rinj janë rritur nën regjencën e pushtetit të tij autoritar dhe nuk njohin gjë tjetër përveç Turqisë nën drejtimin e Erdoganit.

Sa herë që një anije hedh spirancën në skelën e Üsküdar-it dhe njerëzit zbresin nga anija, Emin Sarıoğlu zë vend në postin e tij. Në këtë lagje të Stambolllit ai bën fushatë për partinë në pushtet AKP, partinë e Erdoganit, Partia për drejtësi dhe prosperitet. Emin është 28 vjeçar dhe ka studiuar menaxhim sporti.Kur nuk është lodhur Erdogani…

Ai e nderon shumë presidentin, e ka bërë këtë gjithë jetës që kur ka filluar të mendojë,dhe është këtu në këtë vend në çdo orë të ditës. Ka njerëz që thonë presidenti është lodhur, por kjo nuk është e vërtetë. Ai është plot energji. Dhe kjo më nxit edhe mua. Kur nuk është lodhur Erdogani, atëherë nuk duhet të lodhemi as ne të rinjtë,” thotë Emin Sarioglu, anëtar i AKP-së.”Kur i bën gjërat me dashuri, atëherë nuk lodhesh. Ne e duam këtë vend, këtë komb. Ne luftojmë për të…” shton ai.

Ai është nxitës lufte dhe nacionalist

Në një vend tjetër dëgjojnë të thuhet: “Më 24 qershor ne do t’i themi jo këtij regjimi me një person…”Këtu ndodhemi në lagjen fqinje Kadiköy. Cansu Irem Kalender është duke bërë fushatë për të fituar votat e partisë prokurde HDP, dhe kandidatit të saj  për president, Selahattin Demirtaş. Për gjoja lidhje me terroristët ai ndodhet në arrest që prej një viti e gjysmë. “Duhet ndryshuar diçka më në fund. Njerëzit i kanë punët keq. Shumë vetë arrestohen pa arsye dhe askush nuk e vret mendjen për ta,” thotë Cansu Irem Kalender kandidate e partisë HDP. Cansu është 19 vjeç. Ajo ka bërë shkollë për ndihmësavokate. Dhe ajo nuk e ka përjetuar Turqinë pa qenë Recep Tayyip Erdoğan në krye të shtetit. Por ndryshe nga ndihmësit e fushatës së AKP, ajo është e ngopur me presidentin. “Ai jep para për luftë dhe jo për arsim. Ai është nxitës lufte dhe nacionalist. Dhe nuk interesohet për problemet e vërteta të njerëzve, prandaj ne themi që i duhet dhënë fund me  Erdoğanin (…) Ai na tregon rrugët që po ndërton. Po shumë njerëz i kanë punët keq, atyre nuk u vjen gjë prej rrugëve.”

Turqia –  vend i të rinjve

Turqia është një vend me të rinj. Gati gjysma e votuesve janë nën moshën 30 vjeçare, një brez i tërë që është rritur në Turqinë e Erdoganit dhe partisë së tij islamiko- konservatore. “Çdo gjëje i kalon afati dhe afati i Erdoganit ka kohë që ka kaluar, ” thotë një grua.

” Unë dua të jetoj në një Turqi më të lirë, ku të jemi në gjendje të mendojmë të lirë,” ia pret një tjetër. Një burrë ngre zërin duke thënë: “16 vjet e njëjta qeveri, kjo është kohë e gjatë. I njëjti mentalitet, të njëjtit njerëz në pushtet- kjo nuk është mirë.” “Nuk e di nëse do ia jap votën Erdoganit, por nuk besoj që dikush tjetër mund të bëjë punën e presidentit,” shpreh pasigurinë e tij një tjetër.

“Ne kemi një sistem shumë të mirë shëndetësie- ai ka bërë gjithçka për ne. Falë presidentit i kemi punët shumë mirë,” argumenton dikush. “Unë dua të jem e lirë të them çfarë mendoj, pa pasur frikë se do më dalin probleme,” shpreh mendimin e saj një grua.

Për Erdoganin – Frikë dhe dashuri

Cansu bën pushim nga fushata. Ajo takohet me shoqe në një kafe në Kadiköy. Ato nuk duan të jetojnë më nën Erdoganin. Ekonomia është keq, punë nuk ka mjaftueshëm. Edhe liria mungon, ato kanë frikë se Erdogan po e kthen vendin në shtet policor. Për Cansu Irem Kalender, kandidaten e HDP “Ne nuk na lejohet të themi çfarë mendojmë. Për fat Erdoğani nuk na shikon dot çfarë kemi brenda në kokë. Por ai vendos për të gjitha. Çfarë duhet të mësojmë, çfarë duhet të shohim. Nuk duhet të mbetet kështu. Ne duam të qeshim kur na vjen për të qeshur. Duam të veshim çfarë duam. Ky është vendi ynë, këto janë trupat tanë, rrugët tona, netët tona.”

Emin Sarıoğlu, i riu që bën fushatë për AKP, shkon ndërkohë derë më derë për të bërë fushatë për Erdoganin. “Përshëndetje, të fala ju bën presidenti dhe AKP… dëgjon atë t`i thotë njerëzve. Ai jep dhuratë një karafil të bardhë dhe një kafe. Kjo pritet mirë sidomos tek të moshuarit. Por Emin është i bindur se partia e tij është zgjedhja më e mirë edhe për të rinjtë, sepse problemet e vendit mund t’ i zgjidhë vetëm Erdogani. “Ne do të përmirësojmë disa gjëra në politikën arsimore dhe do të vemë nën kontroll papunësinë… Për fat të keq tek të rinjtë ekziston mendimi i gabuar se këtu nuk ekziston demokraci dhe drejtësi – por kjo nuk është e vërtetë.” Këto zgjedhje janë për të rinjtë turq. 1.7 milionë të rinj kanë mbushur moshën për të votuar për herë të parë. Ata kanë në duart e tyre të ardhmen e vendit./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!