‘Turpëronte djemtë’. Dedikimet për energjinë e Luljeta Bozos. Amaneti që zbaton çdo ditë!

schedule17:59 - 5 Maj, 2021

schedule 17:59 - 5 Maj, 2021

Profesoresha e Emeritus dhe Dr. Shkencash, Luljeta Bozo këtë të mërkurë ishte e pranishme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku tregoi një tjetër anë të sajën, deri më tani të panjohur. Nuk do ia merrte mendja askujt që edhe Bozo do të ishte pjesë e lajmeve të pavërteta sikurse ishte ai mbi shëndetin e saj ditën e zgjedhjeve.

“E bëra mënjëherë përgënjeshtrimin e lajmit me redaksitë dhe portal. “Shtabi im elektoral” më bënë një reagjistim dhe Alda e shpërndau. Ai lajmi vazhdoi dy tre ditë më vonë dhe kur kaloja në rrugë më pyesinin “si u bëre?”,” Jam mirë i thosha s’ka asgjë”.

Ajo tregoi se nuk kishte asnjë lloj emocioni ditën e zgjedhjeve, ndoshta sepse ishte e hera e parë që mori pjesë në një fushatë. “Në përgjithësi isha e qetë sepse thosha njerëzit mua më njohin, nuk më zunë ethet e votimeve”.

Me znj. Bozo jeton një amanet që e përmbush çdo ditë. Ajo rrëfen një detaj shumë shpirtëror të sajin kur Ermali e pyet nëse bëhet nostalgjike dhe kthehet tek fotografitë.

“Se ndaj dot jetën, sidomos për të dashurin tim të përjetshëm, Todin, e kam çdo ditë me vete. Kur çohem në mëngjes e kam atje, te koka, që i them mirëmëngjes, kur ulem në drekë, se më ka lënë amanet që të pijë gjysmë gote verë të kuqe se të bën shumë mirë për shëndetin. E bëj çdo ditë”.

Në disa dedikime suprizë të miqve të vet, Ermali lexon të dramaturgur Bashkim Kozeli. Ai shkruante se energjia e saj në rini, shpesh ‘turpëronte’ edhe djemtë.

Po çfarë e lidh Luljetën me Vlorën? Pse është e veçantë për të?  A do ta kishit menduar ndonjëherë që Luljeta jo vetëm që konsumon rregullisht gotën e verës apo ecjet e zgjimin çdo mëngjës në 05:00, por edhe noton deri 1500 metra? Zbuloni gjithçka në intervistën e vendosur në Youtube. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!