Partizani duhet të bëjë kthesën menjëherë. Ky vit ka nisur në mënyrën më të keqe, teksa të kuqtë janë mundur në kampionat nga Skënderbeu dhe Kukësi, ndërkohë që disfata 3-0 në Kupë me Besëlidhjen i përkeqësoi edhe më shumë gjërat.
Një humbje e tillë nuk mund të kalonte pa një analizë dhe një ditë më parë presidenti Gaz Demi ka mbledhur ekipin dhe ka qenë i qartë. “Reagoni!”. Veç kësaj, gjobat ishin të pashmangshme. Futbollistët do ta ndjejnë edhe në xhepat e tyre humbjen me Besëlidhjen.
Partizani ka fatin e mirë që dy ndeshjet e radhës në kampionat luhen kundër dy ekipeve të fundit, Luftëtarit dhe Flamurtarit, dhe nëse merren pikët e plota kthehet edhe humori disi. /abcnews.al