“Turp!”, Butrinti me koncesion, protestë para Parlamentit

schedule15:56 - 14 Korrik, 2022

schedule 15:56 - 14 Korrik, 2022

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe aleancës për mbrojtjen e Butrintit protestuan përpara Parlamentit duke kërkuar nga deputetët të mos votojnë dhënien me konçension të Butrintit.

“Fjalia e vetme që ne kemi dëgjuar në këtë mes është “do bëhet si themi ne, sepse ne e dimë çfarë bëjmë.” Ne të tjerët që jemi specialistë nuk e dimë çfarë bëjmë.”

“Jemi në një betejë për të mos dhënë Butrinitn me Konçension.

“Turp!”

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan të flisnin me deputetët të mazhorancës por pa sukses.

Në seancën plenare në Kuvend, diskutohet dekreti i Presidentit Meta i cili refuzoi të jap dakordësinë për ligjin që e jep me koncension Butrintin. Ky dekret u rrëzua në Kuvend nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese./Abcnews.al/