Turneu “UEFA Development U16” në Shqipëri, kalendari i plotë

schedule12:17 - 8 Prill, 2022

schedule 12:17 - 8 Prill, 2022

Ashtu si edhe në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit është gati të mirëpresë turneun “UEFA Development U-16” për meshkuj do të zhvillohet në Shqipëri nga data 9 prill deri më 14 prill. Bëhet fjalë për një kompeticion mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e futbollistëve të rinj, të cilën kanë mundësi të tregojnë vlerat dhe potencialin e tyre përballë rivalëve moshatarë nga vende të ndryshme të botës.

Përveç Shqipërisë U-16, që drejtohet nga trajneri Ervin Bulku, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Irlandës së Veriut, Perusë dhe Luksemburgut dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare.

FSHF prej disa javësh ka bërë përgatitjet e duhura për organizimin sa më të mirë këtij eventi në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n, që vazhdon t’i besojë Federatës aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare.

Turneu do të nisë nesër, më 9 prill, ku ndeshja e parë do të jetë Shqipëri – Irlandë e Veriut, me sfidën që nis nga ora 11:00, ndërsa në po të njëjtën ditë do të luajë edhe Luksemburgu kundër Perusë, në orën 14:00.

Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më date 11 prill, me Shqipëri – Peru që zhvillohet në orën 11:00 dhe Irlandë e Veriut – Luksemburg në orën 14:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 14 prill, me Shqipëri – Luksemburg në orën 11:00 dhe Peru – Irlandë e Veriut në orën 13:00. / fshf.org

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!