Nga data 1 deri në 4 prill do të zhvillohet turneu sportiv i futbollistëve të vegjël. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e “Futboll Republikë”.
Ekipet nga U-9 deri në U-13 nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, në Tiranë për të fituar kupën.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Besmir Nuzi, përfaqësues i medias për turneun sportiv shpjegoi se janë rreth 52 ekipe. Ndërkohë secili ekip do të luajë nga 4 ndeshje.
“Ky event është për herë të parë dhe qëllimi ynë kryesor është vazhdimësia. Që në fillim të gjithë fëmijët do të kenë edhe pjesën e argëtimit, eventi ka si qëllim edhe argëtimin. Pra që fëmijët përveç pjesës sportive edhe të argëtohen”, tregoi ai.
/abcnews.al/