Legjenda e muzikës, Elton John ka paralajmëruar datat finale të turneut të vitit 2022, “Farewell Yellow Brick Road”.
Koncertet e ardhshme e shënojnë herën e fundit që ikona e muzikës do të mbajë turne nëpër vende të ndryshme të botës.
Koncerti i parë i turneut fillon më 27 maj të vitit të ardhshëm në Frankfurt të Gjermanisë.
Më tej, ai do të performojë nëpër qytete europiane, si Norwich, Liverpool, dhe Sunderland, që zënë vend gjatë muajit qershor.
“Përshëndetje fansat e mi të mrekullueshëm. Sot po ju drejtohem me një lajmërim, rreth projektit për të cilin kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime. Koncertet të cilat do t’i paralajmëroj sot, do të jenë pjesë e turneut tim të fundit në Evropë dhe Amerikën Veriore. Do të largohem nga koncertet në mënyrën më të fuqishme dhe më të mirë të mundshme, duke dhënë performanca spektakolare dhe duke interpretuar në vende të cilat kanë lënë gjurmë në karrierën time muzikore. Pavarësisht a do të takohemi verën e ardhshme në Frankfurt apo në stadiumin legjendar “Dodger” në koncertin final në Shtetet e Bashkuara, unë mezi prej t’iu takojë të gjithëve për herë të fundit në këtë turne. Ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, i mbushur me momente interesante dhe mezi pres të krijojë më shumë kujtime të bukura me ju, në këto koncertet e fundit. Miqtë e mi në Australi, edhe me ju do të takohem së shpejti. Faleminderit dhe mezi prej t’iu takojë në qytetet tuaja”.
Biletat e koncerteve do të fillojnë të shiten nga 30 qershori, kurse për më shumë informata fansat mund të drejtohen në ueb faqen zyrtare të muzikantit britanik./abcnews.al