Turkmenistani do të ndërtojë një qytet për nder të ish-presidentit

schedule12:06 - 29 Mars, 2023

schedule 12:06 - 29 Mars, 2023

Turkmenistani do të shpenzojë afro 5 miliardë dollarë, më shumë se një e dhjeta e PBB-së së tij vjetore, për të ndërtuar një qytet që do të mbajë emrin e burrit më fortë të këtij vendi të izoluar dhe autoritar të Azisë Qendrore, ish-presidentit Gurbanguly Berdymukhamedo, sipas burimeve zyrtare.

Kjo ish-republikë sovjetike, e kufizuar nga Deti Kaspik, varet nga shitja e rezervave të saj të mëdha të gazit natyror. Vendi me rreth gjashtë milionë banorë është qeverisur për më shumë se 16 vjet nga Berdimuhamedovët.

Qyteti i ri në ndërtim do të quhet Arkadag në dhjetor për nder të Gurbanguly Berdymukhamedov, president nga 2006 deri në 2022.

“Faza e parë e ndërtimit të qytetit të Arkadag kushton rreth 3.3 miliardë dollarë, dhe sipas vlerësimeve tona, faza e dytë do të kushtojë rreth 1.5 miliardë dollarë,” tha përfaqësuesi i komitetit shtetëror përgjegjës për ndërtimin e qytetit Deryagweldi Orazov.

Nuk është caktuar një datë për fillimin e ndërtimit në Arkadag , i cili do të strehojë 73,000 banorë dhe ndodhet rreth 30 kilometra nga kryeqyteti Ashgabat, në një zonë sizmike.

Gurbaguly Berdymukhamedov udhëzoi qeverinë të konsideronte përfshirjen e Arkadyag në Librin e Rekordeve Guinness, një qytet që ai e konsideron si “më të bukurin, më origjinalin dhe më të madhin në rajon”.

Presidenti aktual i Turkmenistanit, Serdar Berdymukhamedov, 41 vjeç , u zgjodh në vitin 2022 , por duket se po sundon nën hijen e babait të tij.

Gurbanguly Berdymukhamedov shfuqizoi dhomën e lartë të Parlamentit dhe u emërua kryetar i një organi suprem që ka kontroll mbi orientimet kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Turkmenistanit.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut akuzojnë qeverinë e Turkmenistanit se shpenzon me bollëk të ardhurat nga burimet natyrore në projekte madhështore që sjellin pak përfitime për popullatën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!