Fluksi i turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë vijon edhe përgjatë tetorit.
Tur-operatorët shprehen se gjatë këtij viti janë ka një rritje me 20 % të numrit të turistëve që zgjedhin të shijojnë bukuritë natyrore dhe kulturore gjatë vjeshtës.qytetet historike të Gjirokastrës ,beratit apo Kruja mbeten destinacionet kryesore.
Gjeografia e turistëve është e gjerë ndërsa pritshmërtitë janë edhe më të mëdha për vitin e ardhshëm.
Përfaqësues të tur-operatorëve theksojnë se sfidë për vitin e ardhshëm mbetet shtimi I kapaciteve akomoduese.
Gjatë periudhës janar –gusht në Shqipëri kanë hyrrë 7.2 milionë turistë nga të cilët 5.2 milione kanë udhëtuar nëpërmjet aeroportit.
Në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 1,9 milion shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia./abcnews.al