“Turizmi s”ka kufi”, Klosi takim me Vuçiç: Bashkëpunimi, kusht i depërtimit në tregjet e largëta

schedule14:35 - 1 Korrik, 2021

schedule 14:35 - 1 Korrik, 2021

 Ministri i Turizmit Blendi Klosi, ka zhvilluar ditën e sotme takime me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të turizmit turistik,

Klosi shprehet se ky takim ka për qëllim bashkëpunimin mes vendeve të rajonit për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëta, ndërsa shton: “Turizmi, sikundër ka nënvizuar edhe më herët kryeministri Edi Rama, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor”.

Po ashtu në fokus ishte zhvillimi i fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi duke synuar konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

Statusi i ministrit Blendi Klosi:

“Turizmi s”ka kufi, e duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur e konsoliduar destinacionin turistik të Ballkanit.

Me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pritjen e delegacionit shqiptar për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një nga sektorët rajonal me më shumë potencial ekonomik. Bashkëpunimi mes vendeve të Rajonit, për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëta, mbetet kusht i depërtimit turistik në tregjet e largëta.

Diskutimi u përqendrua në mbështetjet e mundshme për turistët e rajonit, zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi, nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin tonë e të tjera tema për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Turizmi, sikundër ka nënvizuar edhe më herët kryeministri Edi Rama, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!