Nga Erblina Mile
Pandemia e ka dëmtuar rëndë turizmin në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë 2021 hyrja e turistëve të huaj nuk ka kapur ritmet para pandemisë. Gjatë periudhës janar-nëntor 2021 në Shqipëri kanë hyrë 5.4 milionë shtetas të huaj por kjo shifër mbetet 11.4% më e ulët nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të 2019.
Turizmi patriotik vijon që të mbaj peshën kryesore në Shqipëri. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se nga Kosova për periudhën janar-nëntor kanë hyrë 2.6 milionë shtetas, me rritje prej 18% në krahasim me 11 mujorin e 2019-s.
Përgjatë 11-mujorit të 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Polonia e cila ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Spanja me 4,5 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 22,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit.
Por ndryshe qëndron niveli i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë. Sipas INSTAT në periudhën janar-nëntor 2021 nga Shqipëria kanë dale 3.8 mln persona ose 43 %, më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
HYRJET E SHTETASVE
JANAR-NËNTOR 2021 5.4 MLN
JANAR-NËNTOR 2019 6.1 MLN
/ Abcnews.al