Turizmi, Shqipëria e para në Europë/ Rreth 86 përqind më shumë turistë se në vitin 2019

schedule21:40 - 16 Korrik, 2024

schedule 21:40 - 16 Korrik, 2024

Edhe këtë vit sezoni turistik në Shqipëri ka qenë i mbarë, tregues janë faktet.

Komisioni Europian për udhëtimet në analizën e tij mbi perspektivën e aktivitetit turistik përgjatë këtij viti në Europë raporton se kushtet e favorshme klimaterike dhe kostot e ulëta të udhëtimit po bëhen faktorë të zgjerimit të turizmit në vende të pazbuluara, si Shqipëria.

Sipas raportit të publikuar, Shqipëria përgjatë 6 mujorit të parë të këtij viti renditet e para për numrin e vizitorëve krahasuar me shtetet e tjera të Europës duke lënë pas vende si Serbia, Mali i Zi apo Greqia.

Nga të dhënat shihet se në vendin tonë përgjatë këtij viti ka pasur 86% më shumë vizitorë krahasuar me vitin 2019.

“Destinacionet më të vogla si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë parë një rritje të pjesës së tregut, me 86% dhe 31% , në vitin 2024, krahasuar me vitin 2019. Ato janë shtete më të lira dhe më pak të zëna gjatë sezonit të pikut, ndryshe nga vende si Italia dhe Franca. Turistët kanë filluar të shpërndahen nëpër më shumë destinacione, që është një lajm i mirë  për vendet dhe qytetet që përballen me nivele të larta të turizmit, si Venecia, Amsterdami dhe Majorka”.

Komisioni Europian për udhëtimet thotë se Shqipëria është tërheqëse për turistët e huaj, teksa kohët e fundit është shfaqur një tendencë rritëse e vizitorëve aziatikë.

Raporti ndër të tjera shpjegon se rritja e kostove do t’i sjellë Europës një vlerë prej 800.5 mld eurosh gjatë të gjithë vitit ndërsa vendet që pritet të kenë më shumë fitime janë Spanja, Greqia, Italia dhe Franca.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!