“Turizmi përmirësoi imazhin e Shqipërisë”, Kumbaro: Fluturimet “low cost” kanë shtuar numrin e turistëve

schedule20:20 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 20:20 - 15 Dhjetor, 2023

“Ky vit ka qene i bukur për turizmin në shifra, por dhe për përmirësimin e imazhit në botë. Kjo nuk ndodhi në një vit, në qoftë se prej 10 vitesh nuk do të ndodhte programi “Rilindja urbane”, ka deklaruar ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë një interviste për “Sheshin e Dollarit” në ABC News.

Ajo theksoi se gjithë ndërhyrjet që janë bërë në infrastrukturë janë në favor të turizmit. Sipas Kumbaros, fluturimet “low cost” nga aeroporte të ndryshme të botës kanë shtuar numrin e turistëve në vendin tonë.

“Po marrë pazarin e Gjirokastrës, qafa është një emblem historike, por gjithë ndërhyrja që ne bëm praktikisht ka krijuar një tjetër raport te banorët me qytetin e tyre. Gjithë ndërhyrjet janë bërë në favor të turizmit.

Të gjitha këto akse krijojnë një hartë të re në territor. Shqipëria e ka parë vetëm turizmin nga deti, kjo nuk krijonte as punësim dhe as stabilitet. Tani është dhjetor dhe po të dalësh në rrugët e Tiranës mund të shohësh se turistët nuk vijnë vetëm për detin.

Është destinacion i ri dhe kjo na avantazhon. Diferenca pas Covid është ndjerë. Të gjitha aeroportet që kanë destinacion Shqipërinë janë shtuar dhe fluturimet me ‘low cost’ kanë shtuar numrin e turistëve nga shumë vende si nga Italia, Londra”.

Sakaq, Kumbaro tha se një ndikim të madh për zhvillimin e turizmit tonë kanë pasur dhe artistet shqiptare me famë ndërkombëtare.

Kemi fatin që disa nga ikonat botërore shqiptare janë dhe ambasadorët tanë më të mirë. Por dua t’i jap një meritë ambasadorëve të tjerë që janë vetë turistët, të cilët kanë prezantuar shqip me sytë e tyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!