Turizmi në Zanzibar “kërcënohet” për shkak të mungesës së alkoolit, çmimi i birrës rritet 100%

schedule15:23 - 6 Shkurt, 2024

schedule 15:23 - 6 Shkurt, 2024

Zanzibari po vuan nga mungesa e alkoolit, i cili është një kërcënim për turizmin e këtij vendi, që është një nga destinacionet kryesore turistike në Afrikë. Ky vend gjeneron 90 për qind të të ardhurave nga jashtë nëpërmjet turizmit. Çmimi i birrës u rrit me gati 100 për qind pasi zinxhiri i furnizimit u ndërpre nga një ndryshim i papritur i importuesit.

Praktikisht, çmimi i birrës është rritur nga një dollar në gati dy dollarë.

Ministri i Turizmit, Simai Mohamed Said dha dorëheqjen, duke përmendur si arsye kushtet e papërshtatshme të punës. Megjithatë, disa e lidhën dorëheqjen e tij me problemet me furnizimet me alkool. Nga ana tjetër, presidenti Husein Mwini pretendon se ministri ishte në konflikt interesi.

Hotelierët paralajmërojnë se problemet e përmendura mund të çojnë në humbjen e lavdisë turistike të Zanzibarit. Disa hotele shërbejnë vetëm pije joalkoolike dhe disa janë të detyruar të shkojnë në kryeqytet, Stone Town, për të marrë alkool.

Prodhimi vendas i alkoolit është i ndaluar në vendin me shumicë myslimane. Shumica e alkoolit importohet nga Tanzania kontinentale, ndërsa një pjesë importohet nga Afrika e Jugut.

Mungesa fillestare ndodhi në fillim të këtij viti kur Bordi i Kontrollit të pijeve (ZLCB) vonoi lëshimin e licencave për tre importues të themeluar. Nuk dihet pse nuk u është rinovuar licenca e këtyre kompanive, të cilat prej më shumë se dy dekadash merren me importin e alkoolit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!