Turizmi në Vlorë, rriten kërkesat për hoteleri

schedule14:44 - 21 Qershor, 2019

schedule 14:44 - 21 Qershor, 2019

Këtu gjatë sezonit pak dëgjohet të flitet shqip. Numri i lartë i të huajve e kthyen Vlorën metropol të turizmit bregdetar.  Anijet dhe kroçeret janë të shumta në brigjet joniane. Kryebashkiaku Dritan Leli është entuziast për këtë.

Këtë vit janë shtuar kërkesat për hoteleri. Përveç kapaciteteve të deritanishme  në muajin qershor me rritjen e ofertave turistike, kërkohen edhe ambiente të reja akomodimi.

 

Për Lelin Vlora ka ndryshime të mëdha. Ai e shikon këtë edhe tek numri i bizneseve të reja të ngrituara përgjatë Lungomares dhe në qytet

Me ngritjen e temperaturave numri i pushuesve që udhëtojnë drejt jugut është i lartë. Fundjavave ky fluks kthehet në makth, sepse trafiku është shumë i rënduar. Megjithatë Vlora është joshëse për turistet, vendas dhe të huaj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!