Turizmi në Ulëz/ Banorët: Qyteza e paprekur, preferohet nga turistët

schedule20:26 - 13 Prill, 2024

schedule 20:26 - 13 Prill, 2024

Në Ulëz, pak kilometra larg kryeqytetit, mund të gjesh gjithçka nga ngjitjet në mal, ecja në natyrë, tek peshkimi, apo dhe udhëtimet me varkë.

Këto mundësi e kanë kthyer qytezën e vogël buzë liqenit në një destinacion të preferuar të vizitorëve të huaj por edhe shqiptare.

Banorët që i mirëpresin thonë turistët e zgjedhin Ulëzën për natyrën e paprekur.

Vëmendja me investime nuk ka munguar ndaj qytetit të vogël por banorët thonë se ende nuk i kanë të gjitha kushtet për t’ju ofruar vizitorëve shërbime cilësore.

Shumë janë larguar nga Ulëza por ata që kanë mbetur vijojnë të ruajnë traditat e mikëpritjes.

Kujtojnë se qyteti dikur kishte më shumë njerëz ndërsa shkollat ishin plot me nxënës.

Turizmi, bujqësia dhe peshkimi janë aktivitetet kryesore me të cilat banorët e Ulezës sigurojnë jetesën.

Disa prej peshkatarëve edhe pse në moshë pensioni nuk kanë hequr dorë nga gjuetia në liqen.

Thonë se në ujrat e tij gjenden peshq të rrallë ndërsa ata vetë përpiqen ti respektojnë rregullat e ligjin duke mos peshkuar në periudha e ndaluara.

Ulza ndodhet jo më shumë se 1 orë e 30 minuta nga Tirana, aspak larg për të kaluar disa orë qetesie ne parkun natyror me familjen apo miqtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!