Turizmi në Sarandë/ Operatorët optimistë, dyfishojnë pagat e punonjësve

schedule15:44 - 11 Maj, 2024

schedule 15:44 - 11 Maj, 2024

Industria e turizmit në Sarandë është gati të shënoj një tjetër vit turistik të suksesshëm.

Sipas Arben Çipës, kreut të operatorëve turistik në Sarandë, pritshmëritë e operatorëve mbi fluksin e turistëve janë më të larta këtë vit.

“Besoj se sivjet do te jete me mire se vitin e kaluar, kjo do te thote se vjet ishim te kënaqur, ndërsa sivjet do te jemi te kënaqur në katror përsa i perket prezencës turistike.”

Të rinjtë do të jenë ata që do ta vizitojnë më së shumti qytetin jugor. Njësoj si vitin e shkuar spanjollët, italianët, francezët dhe italianët do të jenë më të shumtë, por surprizë këtë vit janë turistët nga Anglia

“Prevalon turisti i pavarur ne Sarande, turisti qe prenoton onlin, jo vetem prevalon por edhe mbizeroteron. Po arrin nje veshtiresi per operatoret per te akomoduar grupet sepse kerkesa eshte si ne kulmin e sezonit, korrik, gusht, tipologjia e turistit ne Sarande eshte ai turisti i pavarur, qe vijne edhe duke shfrytezuar aeroportin e korfuzit, qe kane low cost bileta shume shpesh.

Persa i perket nacionaliteteve unë jam i bindur qe mbizotëron mosha, 18 deri ne 40 si tipologji klientele dhe qendrojne te kombinuar nga 1 javë në Sarandë dhe nga 1 javë në Berat dhe zona te tjera te vendit. Klientët duket te nivelit ekonomik te mesem por pritet te jene edhe te një niveli ekonomik te larte ne vazhdim me shpenzime te konsiderueshme, pra kemi treg spanjoll, francez dhe çfare eshte premtuese per sivjet tregu anglez.”

Për të përballuar numrin e lartë të turistëve operatorët në Sarandë, kanë dyfishuar pagat në sektorin e shërbimit.

“Sivjet kemi gjetur një metodë tjetër për ta përballuar, dhe do të jetë sërish vit prove, por midis nesh kjo, në lidhje me punonjësit, punonjësit këte vit paguhet dy herë më shumë se vitin e shkuar , dhe e kemi kthyer kështu çështjen e trajtimit të punonjësve tanë në çështje besimi dhe padyshim vlerësimi ekonomik.

…nga ana e shërbimit mendoj se do t’ia dalim edhe pse numri i turistëve do të jetë më i lartë se vjet .”

Saranda po merr të gjitha sinjalet, për të qen qendra e turizmit veror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!