Turizmi në fokus, Beqaj: Të jepet pushim edhe ndonjë të premte dhe e hënë

schedule14:49 - 9 Korrik, 2020

schedule 14:49 - 9 Korrik, 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja në kuadër të menaxhimit të situatës së Covid 19, ka propozuar qeverisë që i gjatë verës, 2 ose 3 fundjava të vendosen pushim.

Beqja në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka theksuar se ky është një vendim që do të ndihmojë dhe ekonominë e vendit duke qenë se shqiptarët shkojnë në plazh.

LEXO EDHE: Beqja: Pishinat duhet të mbyllem, mjafto të shihni Instagramin dhe i kuptoni shkelësit e ligjit

Fakti që ka trafik, do të thotë që qytetarët po lëvizin. I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe te shlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë,”ka thënë ish ministri Beqja në fjalën e tij./abcnews.al