Drejtoresha e Përgjithshme për Turizmin, në Ministrinë e Turizmit, Herida Duro thotë se teksa po çelet sezoni veror, janë marrë masa për të ulur informalitetin për strukturat akomoduese.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Duro u shpreh se ka pasur rritje të të ardhurve nga industria e turizmit.
“Ne kërkojmë gjithnjë e më shumë ta kemi të formalizuar, jo vetëm në sektorin e turizmit, por në të gjithë sistemin zinxhir të mekanizmave të cilët fuqizojnë këtë sektor, që nga hotelet, që nga restorantet, që nga shërbimet e tjera dytësore, që janë në shërbim të të gjithë turistëve. Është një domosdoshmëri kjo në fakt, që i përzgjedh dhe i përfshin në një qark më të kujdesshëm dhe më të filtruar, që ata të mund të jenë pjesë e një sistemi zyrtar edhe të formalizuar të financave të Shqipërisë. Ka pasur një rritje shumë të mirë të të ardhurave. Ministria e Financave, nga raporti i deklaruar, nga viti i fundit, shohim një raport mbi 20 përqind të ardhura nga kjo industri, direkte dhe indirekte. Presim të kemi të ardhura relevante, në raport të numrit apoi fluksit të vizitorëve në Shqipëri”, theksoi ajo./abcnews.al