Turizmi, mundësi për të rinjtë/ Rama: Kurseni më shumë para se jashtë vendit! Transformimi i Shqipërisë, i pakthyeshëm

schedule12:20 - 12 Qershor, 2024

schedule 12:20 - 12 Qershor, 2024

Kryeministri Edi Rama është shprehur se në pak vite Shqipëria do të ngjitet në majat më të larta dhe se do të jetë e gatshme të presë edhe më shumë turistë, megjithatë theksoi se pavarësisht zhvillimeve të shumta që ka përjetuar kohët e fundit, duhet që të ruajë edhe balancën mes numrit të turistëve, por edhe të ardhurave.

Sakaq kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria është përballur edhe me paragjykime, duke i bërë thirrje të rinjve që të kuptojnë se tashmë Shqipëria është e gatshme të integrohet në tregun e punës.

“Të rinjtë, shohin se Janë në gjendje të ofrojnë paga konkurruese me Greqinë, dhe ndeshen më një mur paragjykimi, për të kuptuar se sot Shqipëria është e gatshme të integrojë në tregun e punës. Tjetër gjë është paga kur e sheh nga larg dhe tjetër gjë kur e sheh me faturën e taksave dhe detyrimeve nga mbrapa. Nëse e sheh nga larg pagën e një kamerieri në Greqi dhe të një kamerieri në Radhimë, duket sikur ai në Greqi fiton më shumë. Por nuk është kështu, sheh që shqiptari shkon në shtëpi dhe nuk paguan qira. Nëse sheh të ardhurat nga bakshishet të ardhurat janë ndryshe. Në pak vite, ne do ngjitemi në majat e Shqipërisë dhe kur të jemi në kushtet që nuk do rrimë të presim sa turistë do vijojnë, por do jemi të kujdesshëm të ruajmë balancën mes numrit dhe të ardhurave”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Ndër të tjera u shpreh se Shqipëria ka hyrë në rrugën e transformimit, ndërsa objektivi kryesor shtoi Rama, është që Shqipëria brenda vitit 2030 të kthehet në “Evropën e Ballkanit” dhe në një kampione të turizmit në Ballkan.

“Një shifër kam dëshirë ta ndaj me ju, sepse është një shifër tejet domethënës, e paimagjinueshëm deri jo shumë vite më parë, shumë kuptimplotë se çfarë po përpiqemi të bëjmë, por edhe orientuese për si do shkojmë më tej.  Sitet arkeologjike, vetëm më 4 muaj e parë të këtij viti kanë tërhequr 182 mijë vizitorë, ndërkohë parqet kombëtare janë vizituar rreth 800 mijë vizitorë, Këto janë shifra marramendëse potë kemi parasysh se nga jemi nisur. Gjithmonë e rëndësishme për ne është se ku duhet të shkojmë dhe për këtë kemi fiksuar majën e 2030, si një pikë, ku jo vetëm transformimi i vendit do të behët i pakthyeshëm, por kur Shqipëri do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Evropa e Ballkanit. Inteligjencë artificiale për vizitorët”, theksoi kryeministri, i cili shtoi se Shqipëria është vendi i mundësive të mëdha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!