Turizmi, motor për punësimim/ Ministria e Financave: Papunësia 9.3 përqind në 2027

schedule15:28 - 30 Janar, 2024

schedule 15:28 - 30 Janar, 2024

Turizmi në vend pritet të transformohet në një udhëheqës të punësimit.Në kuadrin makroekonomik 2025-2027 theksohet se shërbimet do të kenë kontributin kryesor në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Niveli i papunësisë ka arritur në kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit duke prekur nivelin 10.2% gjatë këtij viti.Ndërsa vlerësimet janë që ulja e papunësisë do të vijoj duke zbritur në 9.3% në vitin 2027.

Turizmi gjatë këtij viti konsiderohet një nga shtyllat kryesore të ecurisë ekonomike në vend dhe si rrjedhojë do të zbehë edhe ndikimin e efekteve demografike. Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 0.2 përqindësh në vit gjatë viteve 2025.

Rritja e punësimit pritet të japë efekte pozitive dhe në konsumin e popullatës. për periudhën afatmesme (2025–2027) konsumi parashikohet të rritet në terma realë me mesatarisht rreth 3.3 përqind në vit, duke kontribuar në rritjen e PBB-së.

Rritja ekonomike parashikohet në normën 3.7 përqind për vitin 2024 dhe përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2025-2027 parashikohet mesatarisht rreth 4.0 përqind në vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!