Turizmi merr më shumë kredi/ Banka e Shqipërisë: Bizneset kërkojnë hua për të zgjeruar investimet

schedule13:24 - 30 Mars, 2024

schedule 13:24 - 30 Mars, 2024

Ekonomia shqiptare po orientohet gjithmonë e më shumë drejt turizmit.Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se edhe kërkesat për kredi  në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor  kanë pësuar rritje të konsiderueshme  gjatë muajve të fundit.

Gjatë muajit shkurt të këtij viti  sektori i akomodimit dhe shërbimi ushqimor kanë përfituar 148 milionë lekë më shumë, hua të re  në krahasim me një muaj më parë.Por bilanci rritet edhe më tepër nëse e krahasojmë me një vit më parë ku rezulton se kredia totale e aprovuar është  gati 3.7 miliard më shumë.

Rritja me ritme të larta e portofolit të kredisë dëshmon optimizmin e sektorit në investime të reja dhe qasjen pozitive të bankave në drejtim të mbështetjes së këtyre investimeve. Investimet në turizëm  vitet e fundit po njohin rritje sidomos në agroturizëm.Banka e Shqipërisë raporton se përmirësimi  i  kreditimit  është  vërejtur  në  të  gjithë    segmentet e bizneseve  pavarësisht  madhësisë.

Ritmet e rritjes së kredisë për biznese, prej mesatarisht 5%, po zhvendosen drejt financimit në lekë dhe për mbulimin e nevojave për financimin e investimeve.Kredia për sektorin e turizmit dhe atë të shërbimeve ka njohur përmirësim  krahasuar  me gjashtëmujorin  e  parë  të  vitit,  në  12%  dhe  16%  përkatësisht.

Nga të dhënat vërehet se financimi i sektorëve të bujqësisë, të ndërtimit dhe të tregtisë ka shfaqur norma më të ngadalta rritjeje. Këto zhvillime janë në linjë me kontributin e këtyre sektorëve në rritjen e aktivitetit ekonomik në vend. Gjtë këtij viti Shqipëria pret një rritje të numrit të turistëve me gati 40 % ndërsa  në total shifra parashikohet të arrij në 14 milionë shtetas të huaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!