Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi, më shumë kredi për investime/ BSH: Vetëm në një muaj u aprovuan 1.2 miliardë lekë hua të reja

schedule14:16 - 9 Shtator, 2025

schedule 14:16 - 9 Shtator, 2025

Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit kanë shtuar investimet gjatë këtij viti të nxitura edhe prej fluksit turistik.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredidhënia për këtë sektor vijon të jetë  më e lartë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Bankat kanë aprovuar vetëm për akomodimin dhe shërbimin ushqimor 1.2 miliardë lekë  nga 1.1 miliardë që janë dhënë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Po ashtu edhe  “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve”, kanë  marë hua me një shumë totale prej 8.5 miliardë lekësh. Këto të dhëna janë mjaft domethënëse duke konfirmuar se , turizmi mbetet një sektor prioritar dhe i qëndrueshëm për investime në ekonominë shqiptare.Nëse shohim ecurinë e kreditimit për turizmin pikun e ka regjistruar në vitin 2022  kur edhe nisi boomi turistik në vend.Në korrik 2022, huatë për akomodim dhe shërbim ushqimor arritën në 1.4 miliardë lekë.

Huatë e dhëna janë fokusuar kryesisht në investime në në hotele,  agroturizma e restorante.

Vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti, Shqipërinë e kanë vizituar 6,6 milionë turistë, ose katër për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!