Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi, më shumë kredi për investime/ BSH: Huaja për sektorin rritje me 25%

schedule14:27 - 17 Shkurt, 2025

schedule 14:27 - 17 Shkurt, 2025

Bizneset kanë shtuar  interesin për investime ne sektorin e hoteleri –turizimit.Kjo konfirmohet nga niveli  i lartë i lartë i kreditimit gjatë vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti.Vetëm në janar  Shqipërinë e vizituar mbi gjysëm milioni shtetas të huaj  çka tregon se ky sezon do të  ketë ecuri të mira edhe gjatë  këtij viti.Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë zgjerimi vjetor i këtij portofoli  ishe me 25% ose  5%  më i lartë se norma e shënuar në periudhën paraardhëse.

Gjithashtu përshpejtim të ndjeshëm shënoi edhe kredia për sektorin e industrisë dhe tregtisë me norma të larta rritjeje përkatësisht me 20% dhe 15.8%. Ndërkohë, kredia për sektorin e ndërtimit dhe për bujqësinë shënoi një rritje me mesatarisht 16.5% dhe 11.4. Një tjetër fenomen  i konsatuar në raport nga Banka e Shqipërisë  është fakti se mbështetja  më e madhe e sistemit bankar ka shkuar  për biznesin e madh  ku portofoli i kredsë është zgjeruar me 27.7%.

Po ashtu tendencë gjatë muajve të fundit ka qenë edhe marrja e huave  kryesisht ne valute  duke mbizotëruar me tepër në euro. Zgjerimi i kredisë në valutë ka shfaqur një zgjerim tre herë më të fortë – i ndikuar edhe nga ulja e kostos së kredisë në euro, në përgjigje të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

Zgjerimi i kredisë është përkrahur nga lehtësimi i kushteve të kreditimit dhe lehtësimi i politikës monetare.Vendet e Ballkanit reflektojnë një performancë krahasimisht më të mirë ndaj atyre të Evropës Qendrore. Shqipëria dallon për norma të larta të rritjes së kredisë, si për individët, ashtu edhe për bizneset./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!