Janë nga Lugina e Preshevës dhe në Vlorë kanë shkuar jo vetëm për të shijuar detin por edhe për t`u njohur me historinë e Shqiperisë.
Muzeun Kombëtar të Pavarësisë po e vizitojnë bashkë me fëmijët të cilëve duan t`ju mësojnë më shumë për të kaluarën.
Drejtori i Muzeut, Istref Dobi thotë se vizitorët më të shpeshtë janë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Godina ku u mblodh qeveria e parë e shtetit shqiptar ekspozon dokumente dhe informata të rëndësishme mbi shpalljen e Pavarësisë.
Rezulton se pergjate ketij viti numri i vizitoreve aty eshte rritur me 40%.
Është krijuar në vitin 1936 , prej atij viti e deri sot është plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në Vlorë, por edhe më gjerë.