Turizmi kulturor, operatori: Të marrim masa për vitin e ardhshëm, atraksionet më të preferuara

schedule15:04 - 21 Gusht, 2023

schedule 15:04 - 21 Gusht, 2023

 

Xhimi Lama, operator turistik ka qenë në lidhje skype me emisionin “Sheshi i Dollarit”,  ko foli për turizmin kulturor.

Ai tha se sezonin kulturo ka nisur që nga fillimi i prillit, ndërsa në muajt korrik dhe gusht ky lloj turizmi ngadalësohet për grupet që vijnë në mënyrë të organizuar.

Lama shprehet se ky ka qenë një vit me rrije të madhe, ndërsa turistët spanjollë dhe italianë janë ata që mbajnë rekordin këtë vit.

“Sezoni kulturor ka filluar nga fillimi i prillit. Në muajt korrik, gusht, turizmi kulturo ngadalësohet për grupet turistike që vijnë në mënyrë të organizuar.

Ky vit ka qenë viti me rritjen më të madhe. Turistët spanjollë dhe italianë mbajnë rekordin” tha ai.

Në lidhjet me atraksionet më të pëlqyera Lama tha se nis me Tiranën, vazhdon me Krujën, Beratin, Gjirokastrën dhe Butrintin, pa lanë pas  Korçën dhe pjesën e Alpeve.

Operatori shprehet se një turist shpenzon mesatarisht në ditë nga 100 deri në 150 euro.

Sa i përket sezonit të ardhshëm ai tha se duhet të merret seriozisht dhe bëhet përgatitje për të pritur akoma më shumë turistë.

Edhe këtë vit ne ishim të papërgatitur. Vitin tjetër presim një rritje akoma më të madhe, por duhet të kemi kujdesin. Ne akoma nuk jemi gati për të pritur kaq shumë turistë dhe duhet ta marrin seriozisht dhe të përgatitemi për sezonin e ardhshëm” përfundoi Lama.r.t/abcnews.al