Turizmi kërkon krah pune/ Durrës, operatorët turistikë nuk plotësojnë dot stafet

schedule13:37 - 1 Prill, 2024

schedule 13:37 - 1 Prill, 2024

DURRËS- Në prag të sezonit veror sipërmarrësit që operojnë në fushën e turizmit në Durrës ngrenë shqetësimin për mungesën e  punonjësve të kualifikuar.

“Mungesa të theksuara në krahun e punës, kuzhinierë,  kamerierë të nivelit të lartë, menaxherë spa etj”, tha ai.

Zgjidhja sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës nuk erdhi as nga punonjësit e huaj.

“nuk kishin cilësi, nuk qëndronin  e shihnin Shqipërinë si  trampolinë për tu larguar diku tjetër

Shpresat  bizneset i kanë varur tek studentët.

Universiteti i Durrësit në përgjigje të shoqatës së Turizmit ka vendosur që provimet këtë sezon t’i mbyllë më herët me qëllim që të rinjtë të kenë mundësi për të punuar.

“Universiteti i Durrësit në bazë të kërkesës që ka ardhur nga Shoqata e Turizmit  për ta mbyllur sezonin e provimeve me 15 qershor. Ky kontigjent të jetë i gatshëm për të punuar në turizëm”, tha ai.

Vitin e shkuar Durrësi u vizitua nga afro 1.5 milionë turistë. Parashikimet janë që këtë sezon kjo shifër të tejkalohet/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!