Turizmi ka dështuar, Pernaska: Përgjegjësi edhe e imja. Çmimet? Topi: 2000 lekë makaronat

schedule18:12 - 5 Korrik, 2021

schedule 18:12 - 5 Korrik, 2021

Korriku cilësohet zyrtarisht si muaji i pushimeve,të paktën në kulturën shqiptare. Por si është të pushosh në vendint tonë? Çfarë të mirash ka apo çfarë nga ndryshuar ndër vite?

Në studion e “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi të ftuara ishin Lajla Përnaska, Dena Topi dhe Elsa Ymeri, të cilat ndanë këndvështrimet dhe përvojën e tyre personale.

Dena tha se nuk i planifikon shumë herët pushimet, por përpiqet që të ketë një buxhet për to, të hequr mënjanë. Ndër të tjera tha se vërtet vendi ynë është i shtrenjtë pasi çmimet janë të larta.

“Është shumë shtrenjtë. Dy fundjava më përpara isha në Sarandë dhe po të merrje gjithë Lungo Maren e Sarandës të gjithë restorantet kishin të njëjtin çmim. Dhe ishin makarona 18-20 mijë lekë, që nuk është normale për rrogat shqiptare të paktën”, tha ajo.

Lajla, e cila ka pasur edhe përvojë në politikë, theksoi se nuk mund të bësh sot plazh si dikur kur e shfryëzoje plazhin vetëm me një çadër dhe kishe mundësi të kujdeseshE duke u lyer edhe me domate.

Për ditët e sotme ajo nënvizoi se plazhi është betonizuar dhe zhurma e muzikës së lartë të shoqërojnë gjatë gjithë kohës.

“Na ka interesuar ai turizmi patriotik, por kur çmimet nuk janë në të njëjtin raport me cilësinë dhe shërbimet ndihem e abuzuar. Dhe këtu i them atij turizmit patriotik ciao. Politika në gjykimin tim, në administrimin edhe në fushën e turizmit në këto 30 vite është totalisht e dështuar. Dështim, këtu përfshij edhe veten. Ka qenë keqmenaxhim dhe paaftësi në drejtimin e resurve tona natyrorë që janë fantastike”, th ajo.

Ndërkohë Elsa Ymeri shtoi i peshoi rëndësisë që kanë pushimet me familjen. Teksa tregoi ndodhi personale, u ndal edhe tek rasti i Kepit të Rodonit ku tregoi se kishte parë një tabelë ku edhe bërja e fotove apo videove ishte me lek. “Çmimet ishin si menu. Dhe kishte çmime edhe për të foto e video”, tregoi Elsa. Gjë të cilën e pohoi edhe Dena duke shtuar se një reels kushtonte 120 mijë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!