“Turizmi do të nxisë rritjen ekonomike”, Banka Botërore: Vitin e ardhshëm, ekonomia do të zgjerohet me 3.3%

schedule14:12 - 11 Prill, 2024

schedule 14:12 - 11 Prill, 2024

Rritja e ekonomisë shqiptare do të nxitet nga sektori i turizmit. Hilda Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore në Shqipëri theksoi se ecuria gjatë këtij viti pritet të jetë në nivelin e 3.3% pothuajse në të njëjtin trend me atë ët vitit të kaluar.Por pavarësisht kësaj Banka Botërore vuri theksin në rritjen e produktivitetit të ekonomisë shqiptare në mënyrë që të sigurohet  rritje më e lartë e ekonomisë.

Pavarësisht se inflacioni në vend ka dy muaj që është nën objektivin  e vendosur prej 3% , Banka Botërore nuk rekomandon ndërhyrje për të ulur normën  bazë të interesit. Theksohet se kursi i kembimit ka pasur rol kryesor në uljen e nivelit  të inflacionit.

Ndërhyrja në tatimin e pagave të larta është vlerësuar pozitive por kërkohet kujdes  në ndikimin që mund të sjellin në të  ardhurat në buxhet.

Mbështetja për Ballkanin Perëndimor pritet të jetë një shtysë  për rritjen ekonomike të vendeve të rajonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!