TIRANË- Me rritjen ekonomike, Shqipëria ka shtuar edhe potencialet e saj konkurruese me vendet e rajonit në fushën e turizmit.
Por si duhet vepruar me politikat ekonomike dhe zgjerimin e ofertës turistike rajonale, çfarë masash duhet të merren për të patur zgjerim dhe sukses? Kjo temë u diskutua në studion e emisionit “Sheshi i Dollarit” në ABC News.
Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni, tha se Shqipëria dhe Kosova kanë të gjitha mundësitë për të zgjeruar tregun turistik, por problemi frenues shton ai është mungesa e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes bizneseve. Ai shtoi se janë bizneset ato që duhet të krijojnë klimën e qëndrueshme dhe turizmi nuk duhet lënë vetëm në dorë të politikës.
“Një nga aspektet më të rëndësishme që ne na munguan është bashkëpunimi në ndërveprim. Bashkëpunimi dhe ndërveprimi nuk puqen me njëra tjetrën, Kosova ka rrjetin e transportit janë më të zhvilluar. Duhet të krijohet atmosfera e duhur mes bizneseve, Qeveritë janë ata që do flasin me xixa dhe me lule”, tha ai.
Luan Dervishaj, ekspert dhe konsulent i biznesit turistik, tha se oferta turistike duhet marketuar në mënyrë të plotë.
Ai mori një shembull, kur shpjegoi se kur flitet për shembull për Apelet apo për Thethin, produkti apo shërbimi që marketohet është ecja në natyrë, e cila kalon në tri shtete si Shqipëri, Kosovë dhe Malt të Zi.
Më tej Dervishaj theksoi se Shqipëria si pikë të fortë ka bregdetin në turizëm, kurse Kosova pjesët malore ose atë që njihet ndryshe si “turizmi i bardhë”.
“Në turizëm kemi marrë pjesë në zhvillimin e produkteve ndërrajonale, që e kanë kaluar disa vende nga Ballkani. Kur ne flasim për Alpet, për Thethin, produkti më i marketuar është ecja në natyrë, që përfshin ecjen në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Shqipëria ka bregdetin, Kosova ka zonat malore.”, tha ai.

