Mjekja Stomatologe Veronika Gjata në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për turizmin dentar.
Gjatë intervistës, u shpreh se në Shqipëri ka një numër të lartë të italianëve që zgjedhin turizmin dentar në Shqipëri.
“Në Shqipëri ka një numër të lartë të italianëve që zgjedhin shërbimin në Shqipëri. Nga ana profesionale mund të them që Shqipëria qëndron lart. Shqiptarët kanë një etje për të mësuar dhe kjo është gjë shumë e mirë”, tregoi ajo.
Fehim Haliti, mjek stomatolog gjithashtu u shpreh se stomatologjia ka avancuar shumë dhe kjo ka dhënë mundësi edhe për më shumë mundësi.
“Stomatologjia ka avancuar shumë dhe është fat që jetojmë në një kohë moderne për avancimin e mjeteve digjitale. Pacientët që vijnë, nuk kanë nevojë për trajtime në disa vende, pasi gjërat kanë avancuar dhe shërbimet kryhen në një vend. Në Kosovë vijnë më shumë nga Zvicra, Gjermania, e Anglia në Shqipëri më shumë nga Italia”, tha ai.
Gjithashtu mjekja stomatologe, Alba Prifti tregoi se klinika ku edhe punon ndjek një politikë për dhëmbë sa më natyralë.
“Politika jonë e klinikës është të bëjmë dhëmbë sa më natyralë”, u shpreh ajo.
/abcnews.al/