Operatoret turistike ne Gjirokaster po behen gati per pritjen e vizitoreve ndersa synohet shtimi edhe me tej i numrit te turisteve.Per kete arsye Dhoma e tregetise dhe industrise zhvilloi ne Janine nje takim me shoqaten e hoteleri-turizmit te vendit fqinj ndersa u arrit edhe nje marreveshje bashkepunimi.
Maksi Hoxha, kreu i dhomes se tregtise ne Gjirokaster tha se eshte mjaft i rendesishem promovimi i vlerave te trashegimise kulturore si dhe resurseve te shumta qe ka qarku i Gjirokastres, gje e cila do te sillte edhe me teper turiste nga shteti grek, kjo edhe per vete afersine gjeografike qe kane dy rajonet.
Viti qe po leme pas eshte konsideruar mjaft i suksesshem nga operatoret turistike dhe bizneset, kryesisht ato akomoduese ku numri ketyre te fundit eshte rritur ndjeshem. Turistet kane mberitur nga mbare vendet e botes, por diferencen edhe per kete vit e bene ata italiane dhe spanjolle./abcnews.al